TIRANE

Policia e Tiranës ka arrestuar 4 persona, pasi akuzohen për prodhim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.


Policia bën me dije se në kuadër të operacionit policor i koduar “Qelqi”, u goditën dy raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në kryeqytet.


Gjithashtu gjatë operacionit u sekuestruan 1 kilogramë e 251 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, si dhe 19 doza të dyshuara Heroinë.


Njoftimi nga policia:

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtoriën Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e posaçme “Shqiponjat”, dhe Patrullat e Përgjithshme, në zbatim të detytrave të përcaktuara në planin e masave për intensifikimin e kontrolleve me qëllim rritjen e forcës parandaluese dhe goditëse në drejtim të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla , kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Qelqi”.

Si rezultat gjatë operacionit Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.Tiranë, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. Xh., 26 vjeç, banues në Tiranë
S. D., 24 vjeç, banues në Tiranë
A. B., 24 vjeç, banues në Tiranë

Tre shtetasve të mësipërm gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin po udhëtonin, Policia iu gjeti dhe sekuestroi një sasi prej 1 kilogranë e 251 gramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa. Këta shtetas kishin si qëllim nxjerrjen dhe shitjen e lëndës narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit. Për të shmangur dyshimet e Policisë mjetin me të cilin po qarkullonin këta shtetas e kishin marrë me qera.

Po gjatë operacionit ra në prangat e Policisë edhe shtetasi B. V., 55 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”.

Policia dispononte informacione se ky shtetas merrej me shpërndarje të lëndëve narkotike të drogërave të forta, kryesisht heroinë në zonën e Kombinatit, Yzberishtit dhe rrugës së “Qelqit”. Lëndën narkotike ky shtetas e siguronte nga persona të tjerë, për të cilët vijon puna për kapjen e tyre.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Droga Tirane (2)
Droga Tirane (2)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb