Një rast i shitjes së lëndëve narkotike në doza është goditur në Kamëz ditën e sotme.

Shtetasit E. H., 25 vjeç, I. H., 25 vjeç dhe S. M., 25 vjeç, të gjithë banues në Kamëz, u arrestuan nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, pasi u kapën në flagrancë duke qarkulluar me automjet për të shitur doza kanabisi.

Operacioni i zhvilluar u bazua në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, të cilat dhanë sinjalizimin për veprimtari të shitjes së kanabisit.

Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj shtetasve të ndaluar, u gjetën dhe sekuestruan doza të lëndës narkotike kanabis, gati për shitje, si dhe një sasi municioni luftarak.

Po ashtu, u bë kontrolli i automjetit dhe i banesës së shtetasit E. H., ku u gjetën prova të tjera.

Materialet procedurale janë dorëzuar pranë Prokurorisë, e cila do të vazhdojë me veprimet e metejshme për këtë çështje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb