TIRANË
Arrestohet në flagrancë një 47-vjeçar i cili akuzohet se shpërndante drogë në zonën e Kombinatit. Policia ka proceduar penalisht dhe një 18-vjeçar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, bazuar në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për një rast të shitjes së lëndëve narkotike në zonën e Kombinatit, kanë organizuar punën për kapjen e autorëve të dyshuar dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin E. M., 47 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu proceduan në gjendje të lirë shtetasin G. Gj., 18 vjeç, banues në Tiranë.
Shërbimet e Policisë kanë konstatuar në Kombinat, shtetasit e lartpërmendur, të cilëve gjatë kontrollit fizik iu kanë gjetur dhe sekuestruar doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis, gati për shitje. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 18-vjeçari ia kishte blerë lëndën narkotike shtetasit E. M. Materialet i kaluan Prokurorisë.