FIER

Arrestohet në flagrancë një 18-vjeçar që shiste doza të lëndës narkotike cannabis sativa.

Në kuadër të kontrolleve të shtuara për parandalimin e shitjes së lëndëve narkotike, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me Forcën Operacionale, pas një pune të mirëfilltë hetimore të kryer bazuar në inteligjencën policore, kanë goditur një tjetër rast, për të cilin u arrestua shtetasi Auron Çelaj, 18 vjeç, banues në Fier.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas siguronte lëndë narkotike cannabis sativa dhe e ndante në doza të cilat më pas i shiste në ambiente dhe lagje të ndryshme të qytetit.

Gjatë kontrolli fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 18-vjeçarit, dhjetëra doza të lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 celularë.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të kenë bashkëpunuar me shtetasin A. Ç., për këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: