Policia e Lezhës arrestoi në flagrancë një 32-vjeçar i cili shiste lëndë narkotike në doza. Gjatë kontrollit në banesën dhe automjetin e shtetasit Ermando Lekaj 32 vjeç banues në Lezhë, iu gjetën lëndë narkotike e dyshuar kokainë dhe kanabis.
Lënda e dyshuar narkotike u sekuestrua nga policia në cilësinë e provës materiale.
32-vjeçari akuzohet për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’.
Njoftimi i policisë:
Lezhë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Holder”, për goditjen e një rasti të shitjes së lëndëve narkotike, në doza. Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 32-vjeçari që ushtronte këtë veprimtari kriminale, në qytetin e Lezhës. Sekuestrohen doza kokaine dhe kanabisi, që u gjetën gjatë kontrollit fizik ndaj 32-vjeçarit, kontrollit në automjetin dhe në banesën e tij.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Lezhë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë dhe me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një rast të shitjes së dozave të kokainës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Holder”.
Gjatë operacionit, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi E. L., 32 vjeç, banues në Lezhë.
Gjatë kontrollit fizik ndaj 32-vjeçarit, kontrollit në automjetin dhe në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar doza të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
(BalkanWeb)