LUSHNJE

Patrulla e Policisë Lushnje ka kapur në flagrancë një 32-vjeçar që shpërndante drogë në shkolla. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, bën arrestimin e shtetasit M.B., 32 vjeç, banues në Lushnje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në ambientin përreth shkollës u kap me disa doza lëndë narkotike të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb