Policia e Fierit bën me dije se ka goditur një rast të trafikut te drogërave të forta.

Në pranga të policisë ka rënë një 30-vjeçar nga Patosi. Gazetari Ervis Kuçi raporton për “Balkanweb” se në pranga ka rënë shtetasi Saimir Sali.

  • foto galeri

Njoftimi i policisë:

Fier

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në formë dozash.

Në pranga 30 vjeçari.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9 doza me lëndë narkotike të dyshuar Heroinë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin:

-S.S, 30 vjeç, banues në Patos.

Pas informacioneve të mara në rrugë operative se ky shtetas shpërndante në qytetin e Fierit lëndë narkotike të llojit heroinë në formë dozash, u ushtrua kontroll personal dhe gjatë kontrollit ju gjetën me vete 9 doza me lëndë narkotike të dyshuar Heroinë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb