TIRANE– Një shpërndarës picash në Tiranë ka denoncuar në polici, se kur ka dërguar porosinë tek një person i paidentifikuar i kanë dhënë 100 euro të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Punonjësi A.J 32 vjeç, banues në Tiranë ka thënë se nuk ka mundur ta identifikojë personin që ka bërë pagesën e produktit me euro të falsifikuara, ndërsa policia ka nisur hetimet.
Njoftimi i policisë:

Më datë 03.01.2018, shtetasi A.J, vjeç 32, banues në Tiranë, punonjës në një piceri, ka kallëzuar se, kur ka dërguar porosinë te një person i paidentifikuar, i ka dhënë 100 euro që dyshohet se janë të falsifikuar. Punohet për identifikimin dhe shoqërimin e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Nenet 143 e 183 të Kodit Penal.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: