TIRANË

Policia e Tiranë ka finalizuar operacionin policor antidrogë të koduar “ORËT E VONA” që ka çuar në goditjen e dy rasteve, një për shpërndarje të kokainës dhe një për shpërndarje të kanabisit.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shigjetat”, ku gjatë operacionit u vunë në pranga 4 persona, si dhe janë proceduar në gjendje të lirë dy të tjerë.

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
A.B., 31 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “Përshtatje e lokalit për përdorim droge” .
A.K., 23 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, person me precedent të theksuar kriminal për lëndë narkotike, vjedhje, krime kundër personit dhe për armbajtje pa leje.
E.M., 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, person me precedent të theksuar kriminal në fushën e narkotikëve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A.D., 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzim Krimi”. Të lartpërmendurit u kapën në flagrancë në Tiranë në këto rrethana:

Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, janë marrë informacione në rrugë operative se në rrugën “Sulejman Delvina” në një lokal “Bar kafe”, persona të ndryshëm e frekuentonin duke pirë e shpërndarë lëndë narkotike.

Nga kontrolli i kryer nga e punonjësve të policisë të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në ambjentet e lokalit të cilin e kishte me qera dhe menaxhonte shtetasi A. B., Policia gjeti dhe sekuestroi 12 doza të dyshuara me lëndë narkotike kokainë.

Në momentin e kontrollit nga Policia në lokal ndodheshin shtetasit A. B., A. K., E. M. dhe A. D, të cilët janë shoqëruar në DVP Tiranë dhe në përfundim të veprimeve është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve E.M, A.K, A.B, u procedua në gjendje të lirë shtetasi A.D., si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 12 doza kokainë, 4 aparate celular dhe 1 automjet.

Gjithashtu gjatë operacionit nga ana e shërbimeve “Shigjeta” të DVP Tiranë, është kapur në flagrancë në Laprakë shtetasi L. B., të cilit gjatë kontrollit të ushtruar në trup i është gjetur një sasi lënde narkotike “Cannabis Sativa”.

Pas një pune të mirëfilltë hetimore nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve u bë e mundur identifikimi i personit, i cili ia ka shitur këtë sasi lënde narkotike shtetasit L.B., që është shtetasi R. T. 21 vjec, lindur në Tiranë, i dënuar më parë për “Vjedhje”.

Shtetasi R.T., në momentin e shoqërimit për në ambjentet e DVP Tiranë, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë duke i detyruar këta të fundit të bëjnë shoqërimin forcërisht të tij.
Në përfundim të veprimeve është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit R.T., për veprën penale ”Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punojësit të policisë të rendit publik”. Këtij shtetasi iu sekuestruan edhe një shumë lekësh të dyshuara si të përfituara nga shtija e lëndës narkotike.

Si dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit L.B, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet në ngarkim të shtetasëve të mësipërm do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb