VLORE- Shpërthimi me eksploziv i një automjeti ka tronditur Vlorën në orët e para të mëngjesit të sotëm. Nga informacionet paraprake mësohet se lënda plasës i është vendosur një automjeti tip “Audi Q-7” me targa AA 008 RC, në pronësi të shtetasit Z.Sh.

Mësohet se shpërthimi ka ndodhur pranë pyjores, në zonën e njohur si Pylli i Sodës.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia e mbërritur në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ndërkaq, një tjetër mjet “Audi A-7” ka marrë flakë në fshatin Bishan. Mjeti në pronësi të shtetasit A.M, në momentin e ngjarjes ndodhej i parkuar pranë banesës.

Informacion paraprak
Më datë 09.04.2018, në lagjen “1 Maji”, ka shpërthyer dhe ka marrë flakë automjeti tip “Audi Q-7”, në pronësi të shtetasit Z.Sh., të cilin e kishte të parkuar para banesës.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.
_____

Gjithashtu, më datë 09.04.2018, në fshatin Bishan, ka marrë flakë automjeti tip “Audi A-7”, në pronësi të shtetasit A.M., të cilin e kishte të parkuar pranë banesës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve së zjarrit të automjet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: