Të paktën tetë persona kanë vdekur në Liban dhe pothuajse 3,000 janë plagosur, pasi pajisjet e dorës që përdoreshin nga Hezbollahu shpërthyen në Bejrutin jugor dhe disa zona të tjera të vendit.

Vdekjet dhe lëndimet janë raportuar nga Ministria e Shëndetësisë e Libanit, ndërsa grupi i armatosur libanez Hezbollah i mbështetur nga Irani konfirmoi se një hetim për shkakun është duke u zhvilluar.

Raportet thonë se anëtarët e grupit të ndaluar si organizatë terroriste në Mbretërinë e Bashkuar, SHBA dhe shumë vende të tjera janë plagosur rëndë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb