Greva 24 orëshe paralizon transportin detar, hekurudhor dhe ajror në Greqi. Punonjësit kërkojnë paga më të larta për të përballuar rritjen e kostove të jetesës.

Ndonëse qeveria ka rritur pagën minimale mujore me 35% në 880 Euro, kjo ka qenë e pamjaftueshme për shumë familje të cilat ende luftojnë për të përballuar jetesën mes rritjes së kostove të ushqimit, energjisë dhe strehimit.

Përfaqësuesi i sindikatës së marinarëve Angelos Galanopoulos  tha për mediat ndërkombëtare  thotë se edhe pas rritjeve të fundit të pagave, situata ekonomike për shumë qytetarë mbetet e vështirë.

“Kemi të bëjmë me probleme serioze. Duke marrë parasysh të dhënat që kemi edhe nga viti 2020 dhe duke krahasuar me rritjen e pagave që kemi pasur që atëherë, ka mospërputhje të mëdha. Është një hendek që vazhdon të rritet për shkak të rritjes së çmimeve dhe inflacionit që prek energjinë dhe ilaçet. Privatizimet në shëndetësi dhe arsim sjellin gjithashtu probleme më të mëdha për të ardhurat e ulëta”, u shpreh përfaqësuesi i Sindikatës së Marinarëve, Angelos Galanopoulos.

Paga minimale e Greqisë për sa i përket fuqisë blerëse ishte ndër më të ulëtat në Bashkimin Evropian në janar, pas Portugalisë dhe Lituanisë, treguan të dhënat nga zyra e statistikave të BE-së, Eurostat.

Greva mbarëkombëtare 24-orëshe po organizohet nga dy sindikatat kryesore të vendit,njëra që përfaqëson sektorin privat dhe një tjetër publik.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: