Një tjetër shpërthim fyes, plot thirrje raciste është dëgjuar gjatë njëzet minutave të para të ndeshjes Cukaricki­Crvena Zvezda. Tifozët e këtyre të fundit, Delije, kanë kënduar këngë fyese kundër shqiptarëve.

Therni, therni, shqiptarët, vritni, vritni, shqiptarët”, u dëgjuan thirrjet e grupit famëkeq serb të tifozëve Delije, shkruan Telegrafi.

Gjyqtari i ndeshjes Dejan Filipoviç ka ndalur shkurtimisht ndeshjen për dhjetë minuta, ku u kërkuar nga tifozët që t’i ndalin korret raciste kundër shqiptarëve. Megjithatë, Delije nuk u ndalën dhe vazhduan të këndojnë, ndërsa gjyqtari miratoi këto thirrje fyese dhe nënçmuese kundër shqiptarëve, duke mos ndalur më ndeshjen, të cilën e fitoi Cukaricki me rezultat prej 2:0.

Për aq kohë sa Federata Ndërkombëtare e Futbollit do t’i ledhatoje dhe nuk do ta ndëshkoje rëndë futbollin serb, ata do të vazhdojnë të bëjnë thirrje raciste kundër shqiptarëve.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: