Një incident ka ndodhur në një dyqan të Apple në Cyrih, ku bateria e një iPhonë është mbinxehur dhe më pas ka shpërthyer. Kjo gjë ka shkaktuar plagosjen e një personi. Bëhet fjalë për një punonjës që duke provuar të lëvizte baterinë ka mbetur lehtësisht i djegur tek duart.

Ndërkohë 7 persona të tjerë kanë pësuar intoksikim. Për siguri, 50 persona përfshirë personelin dhe klientët janë evakuuar nga dyqani. Dëmet e mëtejshmë janë evituar falë reagimit të personelit që ka derdhur pluhur kuarci mbi bateri për të ndalur tymin që vijonte.

Specialistë të Institutit të mjekësisë ligjore të Cyrihut po ekzaminojnë baterinë në fjalë për të provuar të hedhin dritë mbi shkaqet e incidentit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: