TIRANË- Ish-ministri i Jashtëm, demokrati Besnik Mustafaj ka kërkuar sot dorëheqjen urgjente të kreut të PD-së Lulzim Basha nga çdo funksion drejtues në parti dhe ka kërkuar që PD të nisë menjëherë fushatën për zgjedhjet brenda partisë.

Nga studio e News24, Mustafaj ka kërkuar edhe nga Berisha që të mbështesë këtë ide, pasi siç tha ai PD duhet të zhvillojë zgjedhje të pandikuara, raporton “BalkanWeb”.

“Kërkoj në mënyrë urgjente sot Basha të jap dorëheqjen dhe të fillojë fushata për zgjedhjet brenda partisë që të kemi kohë të mjaftueshme që kandidatët eventualë të shfaqin alternativa, që ne demokratët të gjykojmë kapacitetet e tij”, u shpreh Mustafaj.

Ai tha se e ka ndjekur procesin e numërimit nga shtëpia duke e përjetuar me dhimbje si demokrat.
“E kam kaluar gjithë natën duke ndjekur rezultate, duke i ndjekur më një shpresë fëmijë se rezultati do të zbutej pak. E kam ndjekur nga shtëpia ime. Por kjo nuk është kryesorja por dhimbja ime që kam si demokrat që PD të mos asfiksohet. Duhet të futet në një proces vitalizues”, u shpreh Mustafaj.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: