KORÇË

Kati i katërt i një pallati në Korçë është përfshirë nga flakët. Gazetarja Lorena Kodra raportoi për “BalkanWeb” se zjarri ka rënë si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në lagjen numër 4 të qytetit të Korçës.

Në momentin e shpërthimit mësohet se nuk ka pasur persona brenda banesës dhe raportohet për dëme të shumta materiale. Zjarrfikësja ka shkuar në vendin e ngjarjes dha ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb