Një ngjarje e rëndë me protagonist një shqiptar ka ndodhur në komunën Cellole në Napoli të Italisë. Një bombol gazi ka shpërthyer në banesë dhe për pasojë një 67-vjeçar shqiptar ka marrë plagë të shumta në trup. Shqiptari vdiq në spital, pas tri ditësh në agoni.
67-vjeçari me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë në spitalin Cardarelli në Napoli, ku ishte shtruar në repartin e djegieve.
Fatkeqësisht, zemra e tij pushoi së rrahuri dhe la familjen dhe miqtë në dëshpërim dhe dhimbje.
Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur në të vërtetë, por shpërthimi i një bombole gazi, ndoshta për shkak të një defekti, ka shkaktuar vdekjen e burrit nga Shqipëria.
Kapiteni i kompanisë së karabinierëve Sessa Aurunca Russo tha se po hetohet dinamika e incidentit./ECaserta/
(Balkanweb)