HIMARË

Një automjet është djegur gjatë natës në Himarë duke shkaktuar panik në zonë, ndërsa pronari i saj ka mbetur i plagosur. Sipas informacioneve zyrtare nga policia gjatë natës në rrugën pranë një lokali ka marrë flakë automjeti tip “Audi” në pronësi të 26-vjeçarit J. I.

Policia thotë se dyshohet se flakët janë shkaktuar si pasojë e shpërthimit të depozitës në mjet. Ndërkohë gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se 26-vjeçari ka shkuar të shohë çfarë kishte ndodhur pas shpërthimit të parë që kishte ardhur nga bombola e gazit në mjet por është dëmtuar pas një shpërthimi të dytë, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb