Pa lojëra fjalësh, pa diplomaci. Pas humbjes së pësuar kundër Bordeaux, pavarësish dy golashit të tij dhe mbi të gjitha një gjykim i kontestueshëm, kanë bërë që Zllatan Ibrahimovic të shpërthej pas përfundimit të takimit: “Në 15-të vite profesionalizëm nuk kamë parë kurrë një arbitër të tillë. Ky qytet m… duke iu referuar Francës, nuk e meriton Psg”. Kjo deklaratë e sulmuesit Suedez pati një impakt të madh, aq sa Ibrës iu desh të tërhiqte pas fjalët e thëna, duke ia kaluar “ekskluzivisht” shpërthimin e tij arbitrit të ndeshjes: “Më duhet të saktësoj, deklaroi Ibra, se fjalët e mia nuk ishin për Francën apo për francezët. Kam folur vetëm për futbollin. Humba ndeshjen dhe e pranojë, por nuk e pranojë që një arbitër të mos respektojë rregullat. Nuk është hera e parë që ndodh. Isha nervoz dhe të gjithë e dinë që në ato momente fjalët mund të jenë më të forta se ato që mendon, kërkoj ndjesë nëse dikush është ofenduar”.

(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: