Nga: SPARTAK KOKA*

TIRANË- Zjarri në “Don Bosko” tre ditë më parë në një pallat 5 katësh parafrabrikat ka rrezikuar seriozisht jetën e 15 familjeve.

Ngjarja e cila ka ardhur si rezultat i një shkëndije elektrike në Panelin Qendror të Shpërndarje së Energjisë Elektrike drejt automateve matës, ka shkaktuar shpërthime të shumta në katin e parë të pallatit.

News24 sjell pamjet e momenteve të shpërthimeve të njëpasnjëshme në kabllon trefazorësh dhe pamundësinë e banorëve për të shpëtuar.

Shpërthimet kanë zgjatur për disa minuta rresht deri sa është stakuar energjia elektrike nga OSHE e zonës së ‘Don Boskos’.

Rreth 35 banorë mbetën të bllokuar për disa minuta deri sa u bë e mundur ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës dhe shuarja e flakëve të zjarrit me pluhur dhe gaz karbonik. Si pasojë e tymit dhe pamundësisë për të dalë nga hyrja kryesore e pallatit banorëve iu sugjerua të dilnin në ballkoni.

Nga grupi hetimor bëhet me dije se shkak determinant i zjarrit është bërë shpërthimi në kabllon trefazorësh, linja kryesore që shpërndan energjinë elektrike për 15 familjet e këtij pallati.

(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: