TIRANE– Pasi u vendos në qendër të portaleve dhe rrjeteve sociale për shkak të lidhjes së tij me këngëtaren Klea Huta dhe e pranoi publikisht atë, kantautori Elgit Doda ka shpërthyer në rrjetet sociale ndaj portaleve. Përmes një statusi, Elgit Doda thotë se në Shqipëri mjafton të krijosh një lidhje dhe të prodhosh një skandal dhe vendosesh në qendër të vëmendjes.

er_1507804090-6187128

Postimi i plotë:
Çfarë i duhet arti një artisti?
Në Shqipëri, në vendin ku jetojmë e punojmë mjafton të krijosh një lidhje, mjafton të prodhosh një skandal, mjafton të bësh një “scoop” dhe je në qendër të portaleve. Vërshojnë telefonatat për emisione… Nuk ka rëndësi nëse përfaqëson llum apo intelekt!
Puno ti o vëlla, rri pa gjumë, lodhu pa fund, bëj këngë, fito festivale, prodho hite muzikore, askush se vret mendjen se kto gjëra janë lajmi i vërtetë dhe duhet ta ushqesh publikun dhe të marrësh klikime dhe audiencën e merituar.
I/e dashur drejtues portali, I/e dashur drejtues emisioni, ushqeje këtë public “te pafajshëm” me gjëra qe ja vlejnë .sepse ky duhet te ishte misioni yt!
Mediokriteti dhe Pseudoarti tashmë falë jush kanë zënë vënd fuqishëm në të shkretin “Vend”.
67ujyj
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: