TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka folur me tone të ashpra pas takimit me ish-presidentin Bujar Nishani duke akuzuar kryeministrin Edi Rama, sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë Engjëll Agaçi dhe kreun e KED Ardian Dvorani për një Kushtetutë të ndryshuar.

Ai tha se zgjidhja për Ramën e për disa palaço ndërkombëtarë është vetëm referendumi.

“Zero surprizë nga vettingu i partisë. Vettingu i partisë u shpall para pak ditësh. Nuk jam i habitur se që ditën e parë që ka hyrë në zyrë ka pasur presione politike, që të bëhej pjesë e puçit për të penguar zonjën Marsida Xhaferllari për të ushtruar detyrën e saj si anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Unë nuk i bëj presion askujt. Nqs doni emra, nuk besoj se keni harruar deklaratën e zotit Xhafaj, i maxhorancës është, i cili i bëri presione dhe shantazhe anëtares së Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha, e cila jo vetëm kaloi vettingun e para por edhe ka qëndruar me sforco në atë detyrë për të mbajtur hapur derën e Gjykatës Kushtetuese të cilën e bllokoi Edi Rama me disa palaço ndërkombëtarë të cilët kujtojnë se mund të tallen me popullin e Shqipërisë.

SHBA-të janë si yll, janë si shpirt, se me ato e kemi bërë Kushtetutën. Edhe Venecia ka folur shumë qartë. Presidenti nuk mund të bëjë dy emërime njëherazi. Ata punojnë me Kushtetutën që do të ketë ndryshuar Edi Rama, Agaçi, Dvorani. I ftoj të vijnë me ekspertët e tyre t’u tregoj Kushtetutën e Shqipërisë mbi të cilën jam betuar dhe Kushtetutë që si kryetar parlamenti e kam bërë me 140 vota. Ka vetëm një zgjidhje për Edi Ramën e për disa palaço ndërkombëtar, ka vetëm një zgjidhje Referendumi”, deklaroi Meta”, deklaroi Meta.

Ai deklaroi se sugjerimi për ta çuar debatin për anëtarin e Kushtetueses në Komisionin e Venecias, është për të shpëtuar Dvoranin.

Presidenti bëri edhe njëherë thirrje për t’i mbajtur larg duart nga Gjykata Kushtetuese duke sfiduar dhe njëherë ambasadorët për referendum. “Ata le të dalin me Edi Ramën unë do dal me popullin shqiptar. Larg duart nga Gjykata Kushtetuese”, theksoi Kreu i Shtetit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb