Presidenti Ilir Meta ka sulmuar mbrëmjen e sotme Kuvendin, ndërsa theksoi se ky institucion ka dhunuar Kushtetutën dhe qëllimisht e ka lënë Shqipërinë pa Gjykatë Kushtetuese. Në një intervistë për ‘Opinion’ kreu i shtetit bëri dhe një deklaratë të fortë, ku pavarësisht se nuk përmendi emra tha se; ‘Ata nuk i kanë sytë të kushtetuta, por te xhepi i tyre’.


Pjesë në intervista
Blendi Fevziu: Mazhoranca ka përgatitur një projektrezolutë që pritet ta kalojë nesër në një seancë të jashtëzakonshme.


Ilir Meta: Po ta kaloj, çfarë shqetësimi kam unë.


Blendi Fevziu: Ku thotë Kuvendi i Shqipërisë dhe Gjykatës Kushtetuese dhe gjithë organeve publike që ngarkohen nga ligji me detyra në kuadër të funksionit të Gjykatës Kushtetuese, të zbatojnë me përgjegjshmëri detyrat e tyre dhe të mos zbatojnë dekretin e presidentit numër 11.350 të datës 13 nëntor. Pra, Kuvendi i Shqipërisë i kërkon Komisionit Hetimor për shqyrtim të kërkesë së 55 deputetëve për shkarkimin e presidentit, pra do e quajnë dhe këtë shkelje për të çuar në shkarkim.

Ilir Meta: Më bëjnë nder të madh me gjithë këto shkelje që po më ngarkojnë, unë të gjitha veprimet i kam bërë para qytetarëve shqiptar. Të gjithë e dinë sot se çfarë përfaqëson sot Kuvendi i Shqipërisë.

Blendi Fevziu: Çfarë përfaqëson Kuvendi?

Ilir Meta:
Përfaqëson kulmin se si nuk duhet të jetë një institucion që duhet të mbrojë interesat e qytetarëve shqiptar.

Blendi Fevziu: Është i njëjti Kuvend që ju zgjodhi juve president në mungesë të opozitës dhe vetëm me votat e të majtës.

Ilir Meta: Ka dhunuar Kushtetutën dhe qëllimisht e ka lënë Shqipërinë pa Gjykatë Kushtetuese që bllokoi KED e parë në 2017 dhe që bllokoi KED në 2018, pse? Sepse nuk i pëlqenin emrat nga shorti nga ligji që kishte bërë vetë, por donte të vinte Dvorani në krye të KED për të bërë veprime mafioze.

Blendi Fevziu: Çfarë qëndrimi mbajnë ndërkombëtarët?

Ilir Meta: Unë këtë Kushtetutë e kam bërë me ndërkombëtarët. Le të vijë një ndërkombëtar këtë e të më thotë se nuk e kemi bërë në këtë mënyrë. Cilët ndërkombëtar? Ata që nuk i kanë sytë të kushtetuta, por te xhepi i tyre. Ka ndërkombëtar serioz e me dinjitet. Ka ndërkombëtar si zonja Glover, që i tha të vërtetën gjithë botës se si çfarë ishin zgjedhjet farsë të 30 qershorit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: