Mesfushori “tekanjoz” Sulemani Ndikumana është larguar për pushime drejt vendlindjes së tij Burundi i zhgënjyer dhe pas asnjë lek në xhep. Një nga lojtarët më të rëndësishëm të Tiranës këtë sezon ka shpërthyer në kritika ndaj skuadrës së në një intervistë të përcjellë nga PanoramaSport:
“Ndihem shumë keq. Po, jam larguar, por në mënyrën më të keqe të mundshme. Erdha në shtëpi pa asnjë lek. Nuk mora dot paratë e mija. Më thanë që nuk ka para për momentin dhe se duhet të pres akoma. Por unë nuk kam mundësi të pres, pasi më duhet të takoj familjen. Janë katër muaj në total, që unë kam për të marrë nga Tirana, gjithsej 28 mijë dollarë. Nuk u trajtuam të gjithë njësoj. Lojtarëve shqiptarë jua shlyen pagesat. Kam edhe unë familje dhe nuk arrij të kem as paratë që më takojnë nga paga mujore. Nuk po kërkoj asgjë më shumë”.
I pyetur për mundësinë e rinovimit të kontratës me bardheblutë e Tiranës, mesfushori Ndikumana do të ishte kategorik: “Ata ma ofruan diçka të tillë, por unë as që e mendoj. Nuk mund të flas për rinovim të kontratës, kur ende nuk kam marrë pagesat që më takojnë.”

(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb