TIRANE

Një makinë e parkuar është përfshirë nga flakët tek Kopshti Botanik në Tiranë. Mësohet se mjeti tip “Volksvagen” në pronësi të shtetasit S. S është djegur në një rrugë dytësore.

Si pasojë e flakësve është dëmtuar edhe një mjet tjetër tip ‘Ford’ që ishte parkuar afër mjetit tip “Volksvagen”. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes, ndërsa policia ka nisur hetimet.

“Në rrugën dytësore pranë nënkalimit tek kopshti botanik ka marrë flakë dhe është djegur mjeti i parkuar, tip “Volksvagen” në pronësi të shtetasit S. S. Gjithashtu ka pësuar dëmtime nga flakët mjeti tip “Ford” i cili ndodhej i parkuar afër mjetit tip “Voklsvagen”. Po punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.”- thotë policia.

Makina Tek Botaniku (1)
Makina Tek Botaniku (1)

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb