TIRANE- Kreu i grupit parlamentar të PD-së Edi Paloka ka reaguar ashpër pas denoncimit të oficerit të policisë Emiljano Nuhu, i cili denoncoi se ishte kërcënuar me pistoletë nga djali i deputetit të PS-së Rrahman Rrahja.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ Paloka u bën thirrje ‘shërbëtorëve’ që të mos mbrojnë vrasësit dhe përdhunuesit dhe të denigrojnë viktimat.

REAGIMI I PALOKËS
O sherbetore te mjere !
Mos mbroni vrasesit e perdhunuesit dhe denigroni viktimat vetem sepse keshtu ju urdheron padroni juaj ne krye te qeverise!
Edhe parate me te cilat ju paguan jane nga ato qe ju grabit pikerisht viktimave qe ju denigroni per te mbrojtur vrasesit dhe perdhunuesit e tyre.
Mosni se Zoti ka per t’ju a sjelle ne shtepite dhe familjet tuaja!
Po ne se nuk i trembeni Zotit, dijeni dhe ju qe drejtesi do behet nje dite, jo vetem per padronet por dhe per sherbetoret.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb