TIRANË

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili bën fajtor për mos hapjen e negociatave për Shqipërinë me BE, kryeministrin Edi Rama.

Në një postim në “Facebook”, Vasili shkruan ashpër se ‘negociatat nuk u hapën për shkak të një zvarraniku’. Sipas tij, Edi Rama iu hyri në borxh përjetë shqiptarëve duke i lënë jashtë Europës për shkak të qeverisjes.

“Negociatat nuk u hapën për shkak të një zvarraniku!
Edi Rama iu hyri në borxh përjetë shqiptarëve duke i lënë jashtë Europës për shkak të qeverisjes së ligë dhe të pisët të tij. Dhe ai zvarritet tek këmbët e thyera të karriges. Zvarritu, zvarritu Edi Rama! Po a mundet që një zvarranik të qeverisë më Shqipërinë e shqiponjave!”, shkruan Vasili.

Vasili Fb
Vasili Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb