TIRANE

Takimi në Universitetin Bujqësor të Tiranës është shoqëruar me tone të ashpra, por edhe përplasje mes studentëve, kryeministrit Edi Rama dhe rektorit. Një shprehje e rektorit Bahri Musabelliu ‘Skam këllqe’, është bërë objekt debati mes tij dhe një studenti, ku ky i fundit e ka ironizuar.

Ndërkohë, Musabelliu i ktheu përgjigje studentit, ndërsa shtoi se ai nuk ‘kishte këllqe’ për të ulur tarifat, por për shumë gjëra të tjerë.

“Kur unë kam kandiduar në këtë post dhe kam pyetur veten; nëse kam apo jo këllqe. e marr si ofendim dhe më vjen keq që të artikulohet nga një student. Nëse s’do kisha këllqe, e ftoja që dje kryeministrin. Po ngaqë jam përgjegjës për detyrën, ju dëgjova juve. kam zbardhur kërkesat tuaj. Unë skam këllqe që të them se do ul tarifat. Kam këllqe për gjëra të tjerë. Kam këllqe që në pikën e 7 nuk dialogoj për biblioteka europine. Por mos harroni se ky universit ka pasur biblioteka më të mira. Por u dogjën në ’97. Më vjen keq që të artikulohet gjëra që nuk qëndrojnë.”, tha rektori.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb