SHBA– Senatori amerikan, Bernie Sanders i cili tentoi kandidimin në zgjedhjet presidenciale nga kampi demokrat ka akuzuar presidentin Donald Trump duke e quajtur gënjeshtar patologjik, i cili po e çon Amerikën drejt autoritarizmit. Gjatë një interviste për ‘The Guardian’ Bernie Sanders tha se sulmet e Trump ndaj medias dhe sistemit të drejtësisë do të thotë sulm ndaj demokracisë.

“Lajm shumë i keq se kemi një president i cili është gënjeshtar patologjik. Trump gënjen gjithë kohën dhe mendoj se kjo nuk është e rastit pasi ka arsye për këtë. Ai gënjen për të mposhtur themelet e demokracisë amerikane”- ka thënë Sanders, i cili pësoi humbje në zgjedhjet partiake, pasi fitoi Hillary Clinton.

Sanders ka thënë se duhet ditur se çfarë ndikimi ka Trump në “oligarkinë ruse” duke u shprehur se Rusia ka pasur rol shumë të madh në zgjedhjet presidenciale.

“Trump duket se ka shumë mos pajtime me Australinë, Meksikën, me aleatët tanë shumëvjeçar, por asgjë pozitive nuk ka që të thotë për presidentin rus Vladimir Putin, i cili është lider autoritar”- ka thënë Sanders.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: