TIRANE- Ceremonia përkujtimore për Konferencën e Pezës, që u zhvillua dje në Pezë, ku u shfaq edhe imazhi i diktatorit Enver Hoxha, solli reagime të mëdha. Kështu, pas nënës së saj, vjen reagimi i vajzës së Jozefina Topallit.

Me anë të një statusi në faqen e saj të ‘Facebook’-ut, Megi Topalli theksoi se në ceremoni nuk u përkujtuan emrat e vërtetë që kontribuuan në këtë Konferencë historike, siç është ish-ministri i qeverisë së Ismail Qemalit, Ndoc Çoba, politikani nga Shkodra, i cili ndërroi jetë nga torturat gjatë diktaturës.

“Nje vend qe harron deshmoret e vet, komprometon te ardhmen e tij”.
Dje ishte pervjetori i Konferences se Pezes.Nje date qe meriton nderim. Ate dite te 16 shtatorit 1942 shqiptaret bashkuan perfaqesuesit e tyre pa dallim bindjesh idesh dhe krahinash per te luftuar okupatorin ne emer te Shqiperise dhe lirise. Qellimi i saj idealist u tradhetua shume shpejt. Kemi degjuar shpesh te thuhet se historine e shkruajne fitimtaret.Ne fakt ate e shkroi tirani me kalemxhinjte e tij, e tradhetoi dhe manipuloi ate.

Dje nostalgjiket e tij bij te tjetersimit dhe ideologjise e perkujtuan Enverin e tyre.Nje tjeter turp ne vargun e turpeve qe ndodhin cdo dite.Askush nuk u kujtua per Kryetarin e Konferences se Pezes,ministrin e qeverise se Ismail Qemalit, per intelektualin patriotin dhe politikanin shkodran Ndoc Coba i cili pak vite me vone do te vdiste nen torturat e regjimit komunist.Nuk u kujtua shteti dhe institucionet, nuk u kujtuan partite sepse harresa dhe padija ju ka lebyrur ndergjegjen e cila funksionon vec per retorike politike dhe interesa personale. Por gjaku nuk behet uje.Kudo neper ngjarjet e medha te vendit tone Ndoc Coba shkelqen dhe mirnjohja e brezave eshte detyrim.Pardje rrenuan shtepine e Prek Calit heroit te rrezistences antikomuniste personazhit me te lavdishem te qendreses ne te gjithe lindjen komuniste. Por dua tju kujtoj te gjitheve fjalet e filozofit At Gjon Shllaku nje tjeter martiri te lirise.Nje vend qe harron deshmoret e vet kompromenton te ardhmen e tij. Personalisht jam krenare qe mbiemri i nanes sime eshte Coba. Nderim per Ndoc Coben,nderim per te gjithe ata burra e gra qe e deshen Shqiperine pa interes per te cilen dhane jeten duke na lene pas modelin sublim te idealizmit qe nuk shitet nuk blihet nuk korruptohet”, citohet në statusin e vajzës së Topallit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: