ZVICER-“Nuk ka pakënaqësi në skuadër. Ne jemi një grup. Falë
investimeve nga Federata Zvicerane e Futbollit jam bërë lojtari që jam unë
sot. Kjo vlen edhe për Xherdan Shaqirin. Ne duhet të ndalemi dhe nuk duhet
të flasim më për ‘kosovaro­zviceran’ apo për ‘zvicerano­zviceran’. S’nuk
dërgon askund. Ne jemi zviceranë që luajmë për Zvicrën”.
Kështu është shprehur mesfushori Valon Behrami, për gazeten zvicerane
“laliberte.ch”, pas kritikave të bëra nga mbrojtësi i djathtë me prejardhje
zvicerane, Stephen Lichtsteiner, i cili ka kritikuar lojtarët jo­zviceranë të
skuadrës së Zvicrës. Behrami deklaroi se i vjen keq për shfrytëzimin nga ana
e shtypit të asaj interviste “të famshme”.
“Dhe unë mund t’ju siguroj se është shumë i fortë (grupi)!”, vijoi Behrami.
Futbollisti nga Kosova, Behrami u shpreh se në skuadrën zvicerane ka më
shumë se duhet futbollistë emigrantë.
“Të dy shembujt tregojnë një gjë esenciale për mua: Zvicra është një vend që
i jep një shans njerëzve emigrant”, tha ai.
Mbi gjestet që lidhen me simbole kombëtare shqiptare të bëra në fushë,
Behrami tha: “Mos harroni se presioni që media nga Shqipëria dhe Kosova
mund të ushtrojë tek lojtarët e rinj është i madh…”.
Në ekipin e Zvicrës janë gjithsej 6 futbollistë shqiptarë, mes tyre Behrami.

(a.n/panorama/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: