Hapet një fushatë e gjerë debati për mënyrën se si jetojnë figurat e larta të Hamasit

Fotoja e vejushës së liderit të Hamasit, Yahya Shinuar është bërë virale, duke bërë xhiron e internetit me ndjekësit që pyesin nëse 44-vjeçarja mban në dorë një çantë Birkin, vlera e së cilës llogaritet në 30 mijë euro.

Fotot që qarkullojnë orët e fundit në internet paraqesin 44-vjeçaren Saban Abu Zamar duke mbajtur një çantë të zezë që ka shumë ngjashmëri me Hermes Birkin, më 6 tetor 2023. pra disa orë para se Hamasi të lëshonte një sulm ndaj Izraelit, shkruan Times of Israel.

“A po mbante një çantë luksoze e veja e Sinuar?”, komentuan shumë ndjekës në rrjetet sociale pasi panë fotot e kamerave të vëzhgimit që tregonin një tunel në Gaza në orën 23:00 me orën lokale.

Ajo që i ka bërë përshtypje të gjithëve që e shikojnë me kujdes foton, është se në dorën e djathtë thuhet se mban një çantë të zezë që mund të jetë një Birkin nga shtëpia luksoze pariziane Hermès, me çmimin e saj të vlerësuar në 29.500 euro!

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes izraelite Avichay Adraee shprehu habinë e tij në platformën X për zgjedhjen shumë të shtrenjtë të Sinuar për të mbajtur një Birkin shumë të shtrenjtë në një tunel nëntokësor.

“Ndërsa banorët e Gazës nuk kanë para për ushqim, ne shohim adhurimin e Yahya Sinuar dhe gruas së tij për luks”, ka shkruar zyrtari ushtarak izraelit Avichay Adraee në mesazhin e tij, në arabisht, sipas gazetës izraelite “ynet”.

  • foto galeri
  • foto galeri

 

 

Fakti është se pjesa më e madhe e popullsisë në rripin bregdetar të Gazës prej vitesh jeton në varfëri ekstreme, ku paratë që qeveritë dhe organizatat e ndryshme të huaja japin, nuk arrijnë kurrë te qytetarët.

Ish-udhëheqësi i Hamasit , Ismail Haniyeh jetonte në luks në Katar. Dhe Sinuar thuhet se është pasuruar shumë, pohon në një artikull gazeta gjermane Bild.  Sinuar u martua më 21 nëntor 2011, më pak se një muaj pasi u lirua nga burgu nga Izraeli si pjesë e një marrëveshjeje për lirimin e ushtarit të rrëmbyer Gilad Shalit në 2011.

Në atë kohë gruaja e Sinuar ishte 31 vjeçe, një moshë e cila për shkak të besimeve të prapambetura dhe fesë së popullatës nuk konsiderohet e re për martesë dhe gjëja tjetër që është po kaq befasuese është fakti që mosha mesatare e grave në Gaza është 20 vjet.

Sinuar, nga ana e tij, ishte 49 vjeç kur u martua.

“Ndërsa isha në Tokën e Shenjtë (Arabinë Saudite) për pelegrinazhin vjetor islam në Mekë, në Haxh, katër motrat e mia arritën të më gjenin nuse”, kishte thënë ai për martesën e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb