TURQI- Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pasditen e sotme në një metro në Stamboll, ndërsa raportohet për të paktën një person të vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur. Shpërthimi ka ndodhur në stacionin “Bajram Pasha”, ndërsa lëvizja e trenave u pezullua për një orë.

Njerëzit që ndodheshin në metro janë udhëzuar të lëvizin më këmbë. Fillimisht mediat turke raportuan se është dëgjuar një shpërthim që dyshohet se ka ardhur nga një defekt në transformator.

Por më pas u konfirmua se shpërthimi u shkaktua nga një bombë artizanale. Mësohet gjithashtu se bomba ishte vendosur mbi një mbikalim në stacionin e metrosë. Policia turke ka nisur hetimet për ngjarjen.

Shënjestra e shpëthimit të bombës ka qenë një mjet policie, e cila kaloi pak çaste para ngjarjes.
Dyshimet e para vijnë nga televizioni privat turk, Ntv, i cila sqaron, se disa agjentë policie kaluan vetëm pak caste para shpërthimit.
Fillimisht u dukë se shpërthimi ndodhi për shkak të një defekti në një transformator elektrik, por më pas forcat e sigurisë private nxorrën fakte të reja.
Ato folën për një “bombë të papërpunuar” ose më saktë një tub i mbushur me eksploziv dhe material tjetër shpërthyes. Ndërsa policia nuk ka dhënë ende një njoftim zyrtar.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: