DURRËS

Një shpërthim ka ndodhur sot pas mesnate në një banesë në Durrës, fatmirësisht pa persona të lënduar.

Sipas të dhënave zyrtare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:15, në lagjen nr. 17/1 Durrës, në oborrin e banesës së shtetasit Q.H., 54 vjeç.
Policia thotë se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” duke iu referuar burimeve nga policia se persona të paidentifikuar i kanë hedhur eksplozivin në oborrin e banesës 54-vjeçarit që jeton vetëm me gruan pasi fëmijët i kanë në emigrim.

Ende nuk ka një pistë të caktuar për ndonjë konflikt të familjes. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb