Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në Cetinje të Malit të Zi. Nga shpërthimi u vranë dy persona dhe tre të tjerë u plagosën, bëri të ditur policia më 20 qershor.

Shpërthimi ndodhi pas orës 09:00 në hyrje të Qendrës së Sportit. “Vijesti” raporton se janë vrarë Petar Kalugjeroviç dhe Dragan Roganoviç, anëtarë të klanit kriminal Škaljar. Një numër i madh i zyrtarëve policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe hetimet janë duke u zhvilluar për këtë ngjarje.

Për shkak të fuqisë së shpërthimit, xhamat në ndërtesën e Qendrës së Sportit janë thyer dhe një pemë është rrëzuar, raportoi RTV Cetinje. Sipas mediave vendase edhe policia e kishte paralajmëruar se diçka e tillë mund të ndodhte në Cetinje, pasi një numër i madh i anëtarëve të klaneve kriminale janë liruar në gjashtë muajt e fundit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: