MILANO – Rrjedhja e gazit në një ndërtesë në Milano ka shkaktuar një shpërthim të fuqishëm, tre viktima dhe disa të plagosur. Mediat në Itali bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:56, në një pallat në rrugën “Brioschi” në Milano.

Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm, sa që një pjesë e godinës është shembur, ndërsa janë thyer të gjithë xhamat e ndërtesave që ndodhen aty pranë.

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë flasin për të paktën 3 viktima, ndërsa dy vajza janë dërguar në spital me djegie të rënda në trup.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse, disa ambulanca dhe karabinierët.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: