Deputetja i PDIU-së, Mesila Doda e ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” me Nisida Tufën në News 24, u pyet edhe për intervistën e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, duke theksuar se gjuha e përdorur ishte shpërthim i kontrolluar.
“Sigurisht që është në një pozicion shumë të vështirë. Për interesin publik nuk patëm fakte. Ashtu bisedash mund t’i bëjmë përditë nëpër kafene. Janë thjesht gjëra personale që ai ka nevojë t’i përdorë. Besoj nuk është tronditja e madhe ajo që na solli se nuk është hetuar për inceneratorët por për fshehje pasurie. Ne e dimë që në Amerikë mafiozë të mëdhenj janë dënuar për shmangie taksash.
Drejtësia ka mënyrën e vet si funksionon. Nga ana tjetër, inceneratorët janë një abuzim shumë i madh dhe duhet t’i shkohet deri në fund. SPAK ka nevojë edhe për më shumë kurajë. Gjuha e Ahmetajt ishte shpërthim i kontrolluar”, tha ajo.