KURBIN – Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur gjatë natës në fshatin Gurëz të Kurbinit. Nga shpërthimi në banesë, policia informon se ka vetëm dëme materiale. Banesa në të cilën ndodhi shpërthimi i përket familjes me mbiemërin Kastrati, por nuk dihet ende kush janë autorët dhe pse u kërcënua familja në fjalë.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe kapjen e autorëve

Njoftimi i policise

Rreth orës 07:00, në Sallën Operative të Komsariatit të Policisë Kurbin, ka ardhur një telefonatë se në banesen e shtetasit F.K. e cila është në ndërtim gjatë natës ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, ku nga verifikimet paraprake rezultoi se :

Në banesen në ndërtim e sipër të shtetasit F.K , emigarant ne Itali është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi lënde plasëse.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar pjesërisht murët dhe një pjesë e soletës.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka të lënduar pasi banesa është në ndërtim, si dhe larg banesave të tjera.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes, si dhe po punohet në mënyrë intensive për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb