Nje shperthim me lëndë plasëse eshte regjistruar gjate oreve te para te mengjesit sot prane nje lokali ne Tirane. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:40, në Bulevardin Zog i Parë.

“Më datë 01.12.2019, rreth orës 03:40, në Bulevardin Zog i Parë, në afërsi të lokalit me pronësi të shtetasit P.F, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse, ku në momentin e shpërthimit nuk ka pasur pasoja në njerëz por veç dëme materiale.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.”, thuhet ne njoftimin e policise.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: