Të paktën 10 persona, përfshirë një fëmijë, janë vrarë pas shpërthimit të një bombe në provincën lindore Nangarhar të Afganistanit. Zëdhënësi i provincës, Ataullah Khogyani, tha se 27 persona të tjerë u plagosën, në sulmin që shënjestroi një minibus, që transportonte rekrutë të rinj të ushtrisë në qytetin Xhalalabad.

Askush nuk e mori përgjegjësinë për sulmin, por në këtë rajon janë mjaft aktiv talibanët dhe grupi militant i ashtuquajtur, Shteti Islamik. Arritja e një marrëveshjeje të paqes midis talibanëve dhe Shteteve të Bashkuara dështoi muajin e kaluar, pasi presidenti amerikan, Donald Trump urdhëroi ndërprerjen e bisedimeve, raporton Rel.

Ai tha se grupi nuk mund të jetë garantues për marrëveshjen, përderisa nuk mund të garantojë as ndaljen e sulmeve.

Shtetet e Bashkuara synonin që të arrinin marrëveshje me talibanët në mënyrë që më pas të mundësohet tërhiqja e forcave të huaja nga Afgan

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb