Pak çaste para fillimit të takimit kundër Monaco-s, nga Gjermania vjen një lajm i frikshëm, pasi afër autobusit të Borussia Dortmund kanë ndodhur 3 shpërthime dhe si pasojë është lënduar mbrojtësi Marc Bartra.

Borusia Dortmund nëpërmjet rrjeteve sociale ka konfirmuar se askush nuk ishte në rrezik, mediat gjermane spekulojnë për rrethanat e kësaj ngjarjeje. Sipas burimeve të para, eksplozivi është vendosur në rrugë dhe ka shpërthyer kur po kalonte autobusi, rreth 10 kilometra larg stadiumit.
dort_1491933032-19009351491933157

Policia raporton se xhamat e autobuzit janë thyer.

Si pasojë e ngjarjes ndeshja është shtyrë për shkak të frikës së ndonjë sulmi terrorist.

Takimi ishte i vlefshëm për fazën çerekfinale të “Uefa Champions League” dhe pritej të startonte në 20:45.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb