Gjashtë persona u plagosën pas një shpërthimi në një fabrikë municionesh në Spanjë të enjten. Shërbimet e urgjencës thanë se njëri prej tyre ishte në gjendje të rëndë.
Shkaku i zjarrit ende nuk është përcaktuar. Për të shuar zjarrin janë lajmëruar zjarrfikësit.
Fabrika i përket Rheinmetall Expal Munitions, një degë e prodhuesit gjerman të armëve Rheinmetall. Ajo ndodhet në rajonin juglindor të Murcias në Spanjë.
Shërbimet e urgjencës deklaruan se pesë prej tyre u dërguan në spitalet në Murcia dhe i plagosuri i gjashtë u trajtua në spitalin rajonal.
Fabrika prodhon municione artilerie, mortaja dhe fishekë të kalibrit të mesëm dhe sisteme shtytëse raketash.
Rheinmetall nuk ka dhënë një deklaratë për shkakun e shpërthimit.
Incidenti shkaktoi gjithashtu një zjarr në pyll në zonën industriale, i cili u përhap në 2000 metra katrorë përpara se të shuhej.
Rheinmetall ka shtatë qendra operimi në Spanjë dhe SHBA dhe furnizon me armë mbi 60 vende. Ukraina është një nga klientët e saj më të mëdhenj për momentin.
(BalkanWeb)