FUSHË-KRUJË- Një shpërthim ka ndodhur pak para mesnatës së kaluar në Fushë-Krujë. Sipas të dhënave zyrtare, rreth orës 23:30 të natës së kaluar në fshatin Larushk Fushë-Krujë, në cepin e oborrit që lidh banesat e shtetasve B.M. dhe R.M. vëllezër, është hedhur nga rruga dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse.


Nga shpërthimi fatmirësisht nuk ka të lënduar dhe as dëme materiale. Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.


Janë shoqëruar në Polici 9 persona. Grupi hetimor vijon veprimet në bashkëpunim me Prokurorinë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.


(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb