Mediat gjermane raportojnë se një shpërthim është dëgjuar afër një qendre emigrantesh në Zirndorf në Bavarinë veriore.

Nuk dihet nëse ka pasur ndonjë viktima nga shpërthimi. Dëshmitarët okularë kanë thënë se dëgjuan një shpërthim të fuqishëm dhe se një valixhe e djegur u gjet në një kopsht të vogël.

Burime të zbatimit të ligjit kanë konfirmuar për agjencinë e lajmeve DPA se një operacion policor është duke u zhvilluar në afërsi të vendit ku ka ndodhur shpërthimi.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: