Një shpërthim në një banesë të pabanuar dyshohet se ka ndodhur në Don Bosko.

Lajmi u konfirmua për Balkanweb nga gazetari Igli Çelmeta.

Policia është njoftuar nga qytetarët për shpërthimin dhe po shkon në vendin e ngjarjes, për ta verifikuar.

Efektivët kanë dhënë informacion zyrtar në lidhje me shpërthimin në një banesë të braktisur në zonën e Don Boskos në kryeqytet. Sipas policisë, shpërthimi ka qenë i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike. Si pasojë janë thyer xhamat e katit të 3-të të një banese tjetër private.

“Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 06.11.2024, rreth orës 19:50, në rrugën “Robert Naci”, në oborrin e një banese në ndërtim në pronësi të shtetasit A. B. është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike. Si pasojë janë thyer xhamat e katit të 3-të të një banese tjetër private.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb