Të paktën 16 persona kanë humbur jetën dhe 48 të tjerë janë lënduar si pasojë e një shpërthimi në një depo në lindje të Mianmarit.

Shpërthimi ka ndodhur në një depo me materiale ndërtimi, gypa dhe mjete shpërthyese në qytetin Mongamo të provincës Shan, njoftuan zyrtarët, raporton agjencia e lajmeve Xinhua.

Shkaqet e shpërthimit mbeten ende të panjohura.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb