Një zhurmë e madhe si shpërthim është dëgjuar në kryeqytet afër zonës së “Myslym Shyrit” në orët e vona të mbrëmjes së kësaj të hëne.

Policia ka bërë verifikimet dhe dyshohet se shpërthimi ka ndodhur në një gropë pallati, kantier ndërtimi.

Si pasojë nuk ka dëme materiale dhe as të lënduar, por shpërthimi ka shkaktuar panik te qytetarët banorë të zonës përreth.

Tiranë/Informacion paraprak 

Më datë 10.06.2024, rreth orës 22:10, në rrugën “Myslym Shyri”, ngjitur me fushat e tenisit, në një kantier në ndërtim, është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike. Si pasojë nuk ka dëme materiale dhe as të lënduar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vazhdon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: