Një shpërthim ka ndodhur në një lokal në Dibër. Nga raportimet e para, bëhet me dije se nga shpërthimi janë plagosur dy kalimtarë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës së kaluar, në orën 23:10. Lokali ku ka ndodhur shpërthimi është në pronësi të shtetasit L.D.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ende nuk dihen shkaqet e këtij shpërthimi, por grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen të gjitha veprimet.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 23:10, datë 28.07.2019, në lokalin e shtetasit L.D., në qytetin e Peshkopisë, ka ndodhur një shpërthim e për pasojë janë dëmtuar lehtë dy kalimtarë të rastit, si dhe janë shkaktuar dëme materiale.

Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje, si dhe po punohet intensivisht për përcaktimin e shkakut të shpërthimit.

REAGON ISH-DEPUTETI I PD
Ish-deputeti i PD Xhemal Gjunkshi ka reaguar pas ngjarjes dhe deklaron se qytetarët e Dibrës ndjehen të terrorizuar dhe aspak të sigurt.

“Tronditet Dibra. Krimi godet rende pronen e qytetareve. Nje ngjarje e rende ka ndodhur mbreme ne mes te qytetit te Peshkopise. Ne oren 23.20 minuta eshte demtuar me lende eksplozive prona e qytetarit Lulzim Durma. Ngjarja ka ndodhur vetem 70 metra larg Rajonit te Policise Diber. E njejta situate ka ndodhur dhe para disa ditesh ne qender te Maqellares, por ngjarja eshte mbajtur e fshehur nga “policia e shtetit”.
Si mbrohen te drejtat dhe lirite e qytetareve? Ku eshte garantimi dhe sigurimi i jetes se qytetareve? Ku eshte garantimi dhe sigurimi i prones se qytetareve? Qytetaret e Dibres ndjehen te Terrorizuar dhe aspak te Sigurte”, shkruan Gjunkshi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb