TROPOJE – Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur banorët e fshatit Bujan në Tropojë, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.

Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se një sasi eksplozivi ka shpërthyer në lokalin e shtetasit Ismail Avdia, fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar.

Momentalisht nuk dihen ende shkaqet dhe autorët e vendosjes së eksplozivit në lokal, ndërsa policia po vijon hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Policia ka marrë në pyetje pronarin e lokalit, për të zbuluar nëse ka patur ndonjë konflikt që mund të ketë çuar në vendosjen e eksplozivit në pronën e tij.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb