ITALI- Flakët kanë përfshirë një pallat në periferi të Romës, pas një shpërthimi të fuqishëm. Nga ngjarja ka humbur jetën një 50-vjeçar ndërsa 13 persona mbetën të plagosur dhe janë dërguar në spital me urgjencë. Një prej të plagosurve është rëndë.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 3 të mëngjesit në rrugën “Vito Giuseppe Galati”. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta të policisë italiane si dhe zjarrfikëset. Nuk dihen ende arsyet e këtij shpërthimi.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: